E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia bullgare fiton 1,7 miliardë euro në vit

Mafia bullgare dhe organizatat e tjera kriminale në vit arrijnë të fitojnë rreth 1,7 miliardë euro.

Kjo shumë e përfituar ilegalisht përbën rreth 5 për qind të vlerës së  Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit (GDP).

Të dhënat janë publikuar nga Qendra për Hulumtimin e Demokracisë (CID) me seli në Sofje. Por, nga ana tjetër, raporti tregon se kjo vlerë është shumë më e vogël në krahasim me vitin 2007, kur Bullgaria nuk ka qenë vend anëtar i BE-së.

Drejtori i CID, Tihomir Bezlov ka theksuar se mafia bullgare më shumë fiton nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe prostitucioni. Gjithashtu rritje të trafikut ilegal kanë shënuar edhe cigaret, pasi që nga kontrabandimi i tyre përfitohen mbi 250 milion euro në vit. Sekretari shtetëror i MPB-së së Bullgarisë, Kalin Georgiev ka theksuar se nga fillimi i vitit në Bullgari janë zbuluar 20 grupe të organizuara kriminale me 172 anëtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›