E Diel, 1 Nëntor 2026

Degert: Me rëndësi përparimi mëtejshëm i dialogut

Shefi i delegacionit të BE në Serbi Vincent Degert në një deklaratë për Tanjug sot ka thënë se përparimi i mëtejshëm në dialogun e Beogradit e Prishtinës është me rëndësi vendimtare për Serbinë në mënyrë që ajo të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
 

“Në konkluzionet e Komisionit Evropian është thënë qartë se prioriteti kryesor është përparimi i mëtejshëm në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës rreth energjisë, telekomunikacionit dhe implementimit të plotë të marrëveshjeve të arritura“, theksoi Degert.
 

Ai ka thënë se kjo nuk është detyrë e lehtë, por pavarësisht kësaj, nuk lihen pas çështjet e tjera të rëndësishme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›