E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia operacion blic ne Shqiperi e Itali priten 11 arrestime

BRINDIZI- Nje operacion i perbashket antidroge italo- shqiptar po kryhet per te ekzektuar urdherarrestet per 11 persona ne hetim per shoqerizim mafioz grabitje me metoda mafioze dhe trafik te lendeve narkotike. Agjencia e lajmeve ANSA informon sot se urdherarrestet po ekzekutohen ne provincen e Brindizit ne Itali por edhe ne Shqiperi.

Ne qender te hetimeve eshte aktiviteti kriminal i klanit te Sacra Corona Unina qe operon ne Mesanje dhe ne komuna te tjera te Brindizit ne lidhje me kontrollin e tregut lokal te droges grabitje dhe aktivitete te tjera kriminale.

Te arrestuarit kishin rindertuar strukturen drejtuese te Sacra Corona Unita te themeluar nga Xhuzepe Rogoli te ciles vazhdonin ti referoheshin. Detajet e operacionit priten te jepen ne nje konference per shtyp e cila do te mbahet gjate paradites se sotme ne policine e Brindizit. I pranishem do te jete dhe prokurori I distriktit te antimafias Cataldo Motta.

Nje dite me pare policia italiane njoftoi per arrestimin e 22 shqiptare te perfshire ne trafikun nderkombetar te lendeve narkotike. Ato siguronin drogen per tregun italian nga Belgjika dhe Shqiperia.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›