E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi niset per ne Kine

Presidenca ne njoftimin zyrtar ben te ditur se Ekspo Shangai 2010 eshte nder me te medha ne traditen e ekspozitave dhe panaireve nderkombetare.

Ne te marrin pjese me shume se 190 vende te botes perfshi ketu edhe Shqiperine dhe me shume se 50 organizata nderkombetare. Ne kuader te kesaj ekspozite Kryetari i Shtetit shqiptar do te marre pjese ne ceremonine zyrtare te Dites se Kines ne Ekspo Shangai 2010 me pas do te vizitoje pavionin shqiptar ne kete ekspozite si dhe do te jete i pranishem ne darken zyrtare dhene nga Komiteti Organizativ i Ekspo Shangai 2010.

Ne axhenden e Presidentit Topi parashikohet nje vizite ne kompanine prestigjioze kineze HUAWEI Shanghai nderkohe qe pritet edhe nenshkrimi i nje marreveshjeje bashkepunimi mes kesaj kompanie dhe Albtelekomit. Gjate qendrimit ne Kine Presidenti i Republikes do te pritet nga Kryetari i Komitetit te Perhershem te Asamblese Popullore te Republikes se Kines Wu Bangguo.

2010-09-29 0827

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›