Mafia shqiptare gjyq ndaj rrjetit te droges ne SHBA

Një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jork ngriti akuza kundër 37 anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të një rrjeti ndërkombëtar të drogës, që sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, drejtohej nga shqiptarë me banim në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë. Sipas autoriteteve amerikane, shumica e të pandehurve u arrestuan në Nju Jork, Nju Xhersi, Kolorado dhe Florida.
Agjentët federalë kryen kontrolle në në shtatë banesa të kontrolluara nga ky rrjet trafikimi, duke konfiskuar 18 armë zjarri dhe qindra fishekë. Dy të pandehur u arrestuan muajin e kaluar pas një shkëmbimi zjarri që lidhej me drogën, ndërsa disa të tjerë janë tashmë në burg për krime të mëparshme. Njëri nga drejtuesit e rrjetit të dyshuar u arrestua në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.
Sipas aktakuzës të paraqitur nga autoritetet amerikane, rrjeti përfshin disa familje shqiptare të lidhura me qindra punonjës dhe klientë në tre kontinente. Ky rrjet, i cili vepronte prej më shumë se një dekade, thuhet në një njoftim të Departamentit të Drejtësisë, mendohet se është përgjegjës për importimin dhe shpërndarjen e dhjetëra mijëra kilogramëve marihuanë nga Kanadaja dhe Meksika, sasi të konsiderueshme të drogës ekstazi nga Hollanda dhe Kanadaja, qindra kilogramëve kokainë nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja si dhe sasi të mëdha pilulash, si oksikodonë.
Droga shpërndahej në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Nju Jorkun, Kaliforninë, Xhorxhian, Koloradon dhe Floridën, si dhe në Kanada dhe Evropë. Hetimi katër-vjeçar zbuloi se shumica e marihuanës kontrabandohej nga Kanadaja dhe Meksika e fshehur në rimorkio traktorësh, zakonisht nga 50 kilogramë për ngarkesë, ndonjëherë edhe nga 600 kilogramë.
Nëse shpallen fajtorë, tre krerët e dyshuar të rrjetit, Gjavit Thaci, Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha, përballen minimumi me një dënim të detyrueshëm prej 25 vitesh burg dhe një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.