E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i trukimit edhe presidenti i Besiktas ne qeli

Skandali i fiksimit të ndeshjeve ka kapur majat m,ë të larta të futbollit turk. Pas presidentit të kampionëve të Fenerbahce, i cili ka qenë një nga figurat kryesore të çështjes, një gjykatë turke ka dhënë vendimin për burgim të trajnerit dhe presidentin e klubit më të madh të Stambollit Besiktas, për lidhje me skandalin trukimit të rezultateve, që ka errësuar totalisht përgatitjet e klubeve turke për sezonin e ri.

Tekniku i Besiktas, Tayfur Havutcu, ish-lojtar i përfaqësueses turke, presidenti Serdal Adali dhe një tjetër zyrtar i Besiktas janë mbajtur në izolim. Sipas medias lokale finalja e kupës mes Besiktas dhe IBB është një nga 19 ndeshjet që janë nën hetim. Gjykata turke ka vënë pas hekurave edhe 26 persona të tjerë.

Sidoqoftë federata turke e futbollit ka saktësuar se nuk do të nisë një hetim të vetin, derisa drejtësia të përfundojë punën e saj, duke konfiormuar praktikisht Fenerbahce si kampionë dhe prezancën e tyre në kompeticionin e ligës së Kampioneve. Edhe UEFA ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke theksuar se nuk ka asnjë provë për të përjashtuar skuadrat turke nga kompeticionet European në këtë pikë. Policia ka arrestuar pak ditë më parë edhe 22 persona të tjerë, mes të cilëve edhe presidentin e Trabzonspor, që u lëshua më vonë me kusht të mos largohet nga shteti.

Bashkë me të është liruar me kusht edhe ish-presidenti i Federatës. Kampionati turk është programuar të fillojë në 5 gusht, ndërsa kampionët e Fenerbahce dhe fituesit e Kupës të Besiktas do të luajnë Superkupën në 31 korrik, por mund të merret në konsideratë edhe ndonjë shtyrje e startit të kampionatit.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›