Mafiozët serbë hanë një rival për drekë. E bëjnë tasqebap
Boss-at e një grupi mafioz serb torturuan e më pas e vranë një anëtar të grupit të tyre, që i kishte tradhtuar. Por si të mos mjaftonte kjo, ata e bënë atë tasqebap dhe e hëngrën.
Gangsterët serbë rrahën Milan Jurisiç, 37 vjeç, për vdekje me një çekiç, i hoqën lëkurën dhe kockat me thikë dhe mishin e tij e futën në një grirëse. Gjithçka ndodhi në një apartament në Madrid. Me lëkurën e tij ata bënë një maskë, kurse mishin e gatuan dhe e hëngrën për drekë.
Një nga anëtarët e grupit, Sretko Kalinic, i quajtur Kasapi, e rrëfeu krimin pasi u arrestua në Zagreb vitin e shkuar.
Policët spanjollë gjetën 50 kockat e Jurisiç të hedhura në lumë dhe më pas identifikuan shtëpinë e horrorit.
Policia spanjolle beson se grupi kriminal drejtohet nga Luka Bojoviç, i arrestuar në Valencia. Ai kërkohet edhe për vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç.

Sretko Kalinic

Milan Jurisic