Magani: Kundër Vllaznisë për rezultat pozitivShkumbini zhvilloi tri ndeshje miqësore në Ulqin, dy kundër Bylisit dhe një kundër Lushnjës.

Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, beson se skuadra e tij do të japë më të mirën në sfidën kundër Vllaznisë, takim që do të luhet në Peqin (31 janar). “Faza përgatitore e zhvilluar në Malin e Zi, - tha Gugash Magani në linjë telefonike , - na ndihmoi në kondicionin fizik të lojtarëve. Ndaj Vllaznisë do të hyjmë në fushë për rezultat pozitiv”. Shkumbini zhvilloi tri ndeshje miqësore në Ulqin, dy kundër Bylisit dhe një kundër Lushnjës.
Presidenti Xhavit Ismaili vlereson si pozitive punen e trajnerit te tij . “Magani vlerësohet jo vetëm nga mua si president, por dhe nga drejtuesit e klubit të Shkumbinit”.
E Marte, 27 Janar 2009