Mile kapiten, Sheta kundër ElbasanitTakimi i parë në “Ruzhdi Bizhuta” përfundoi me fitoren e Teutës 1-0. Verdheblutë humbën në shtëpi me Teutën me rezultatin e ngushtë 1-0 (java 10).

Vangjel Mile (16 ndeshje, 3 gola këtë sezon) është kapiteni i ri i Teutës. Sulmuesi i talentuar beratas do të zëvendësojë Gentian Gjondedën (po stërvitet me Partizanin). Ndeshja e parë e Teutës (vendi i 6-të, 24 pikë) është ajo kundër Elbasanit (vendi i 8-të 20 pikë).
Takimi i parë në “Ruzhdi Bizhuta” përfundoi me fitoren e Teutës 1-0. Verdheblutë humbën në shtëpi me Teutën me rezultatin e ngushtë 1-0 (java 10).
Mbrojtësi i Elbasanit, Arjan Sheta (tashmë pjesë e Teutës) u ndëshkua me karton të kuq, përpara se Emiliano Vila të realizonte në minutën e 80-të golin me vlerë tri pikë për Teutën.
Ilir Qorri (tani i Elbasanit) do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Teutës, me të cilën luajti 9 ndeshje.
Ajo ndeshje regjistroi fitoren e 41-të te Teutës në 125 ndeshje historike kundër Elbasanit, ndërkohë që edhe golaverazhi tani flet +1 gol për Teutën: 127-126.
E Marte, 27 Janar 2009