E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magastore ne France deklaron falimentin

Një nga kompanitë më të mëdha të shitjeve “Megastore Virgin” në Francë  ka deklaruar falimentin. Grupi i sipërmarrësve britanikë dhe francezë kanë njoftuar  vetëfalimentimin për shkak të një krizë globale në tregun e DVD dhe CD pasi konsumatorët i shkarkojnë filmat dhe muzikën më shumë  online.   Megastore është një sipërmarrje me mbi 1000 punonjës dhe 25 dyqane për shitjen e librave, CD dhe DVD në të gjithë Francën.
Shoqëria në dy vitet e fundit është përpjekur të shpëtojë aktivitetin duke reduktuar sipërfaqet e pikave të shitjes, të personelit deri në 200 njësi. Por pavarësisht kësaj ka dalë me humbje dhe nuk ka qenë në gjendje të paguaj kredidhënësit. Në vitin 2011 kompania ka realizuar rreth 286 milionë të ardhura në Francë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›