E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kerkon procedure sqaruese per Fatbardha Bajraben

Partia Socialiste ka nisur një proçedurë sqaruese ndaj bashkëshortes së Kosta Barjabës, Fatbardha Barjaba, e cila është anëtare e Asamblesë së PS. Kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, përmes një deklarate për shtyp bën të ditur nisjen e një proçedure të plotë sqaruese nga ana e Komisionit të Garancive Statutore të Partisë Socialiste për pozitën e anëtares së organizatës numër 1896 në Tiranë, Fatbardha Barjaba. "Kjo është një proçedurë e kërkuar nga unë si kryetar i PS së Tiranës, duke vlerësuar qoftë pamundësinë që Fatbardha Barjaba të kontribuojë në çfarëdo roli për PS në kushtet kur mbi të rëndon një pozitë e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike, por qoftë duke njohur edhe të drejtën e saj për të dhënë sqarimet e veta në një instancë statutore të partisë", thuhet në deklaratën e zotit Tahiri. "Sa për Kosta Barjabën, ai nuk është anëtar i Partisë Socialiste dhe besoj se normalisht nuk ka çfarë kontribuon më tutje, as në aspektin akademik lidhur me programin tonë, nëse pozita e tij publike mbetet kjo që është dhe nuk dalin prova të besueshme që ta ndryshojnë versionin zyrtar të kësaj ngjarjeje thellësisht të papëlqyeshme", e mbyll deklaratën kreu i PS së Tiranës.

PD kërkon shkarkimin e sekretarit të PS Kosta Bajraba
Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e sekretarit për cështjet sociale dhe ekonomike në PS, Kosta Bajraba, dhe bashkëshortes së tij Fatbardha Bajraba, zëdhënëse e këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak të Tiranës.
Sipas zyrës së shtypit të selisë blu, bashkëshortët Bajraba kanë kryer aktin e shëmtuar të vjedhjes në qendër tregëtare në Kaliforni , duke e cilësuar product të motos së Edi Ramës : Të bashkohemi me gjithë fundërrinat për të përmbysur Sali Berishën.
PD deklaron se përpjekjet e zëdhënësve të PS dhe të mediave që Rama kontrollon, për të mbrojtur aktin e shëmtuar të sekretarit Kosta Bajraba, dëshmon se rilindja e Ramës nuk është gjë tjetër vecse rilindja e hajdutëve.

Policia: Barjaba u arrestua pas vjedhjes në qendrën tregtare
Vjedhja e një çante firmato me vlere 238 dollarë ne nje qendër tregtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, nga sekretari per programin e politikave sociale ne Partine Socialiste Kosta Barjaba, konfirmohet nga policia e Palo Altos. E njëjta faqe interneti qe publikoi lajmin tashme citon zëdhënësin e policisë së qytetit.
“Babai, nëna dhe vajza nga Shqipëria janë përballur me akuzën e vjedhjes nëPalo Alto, pasi dyshohen se janë përpjekur të vjedhin veshje e burrash si dhe një çantë të shtrenjtë nga një dyqan” tha zyrtarisht zëdhënësi i policisë, Sean Doëney.
Kosta, gruaja e tij Fatbardha Barjaba dhe vajza e tyre 23 vjeç, u arrestuan më 27 dhjetor. “Ata morën disa artikuj nga një dyqan i Nordstrom-it në Qendrën Tregtare Stanford”, u shpreh zëdhënësi.
Me ta pikasur, oficerët amerikanë u përpoqën t’i ndalonin, por, babai Kosta hodhi qesen e artikujve përsëri në dyqan dhe u largua bashkë me gruan, ndërsa oficerët mundën të kapnin të bijën.
Bëhet e ditur se të të tre të dyshuarit janë liruar më vonë me kusht. Por vetë Barjaba i kontaktuar në telefon nga “ABC Neës”, ka mohuar lajmin duke mos dhënë shume detaje mbi ngjarjen.
Bajraba tha se është i befasuar nga pasqyrimi i këtij lajmi nga mediat shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›