E Enjte, 5 Nëntor 2026

Magazina me drogë në Korçë/ Procedohen penalisht dy elektricistë, ja akuzat

KORÇË- Dy elektricistë, përkatësisht, Regont Nako dhe Irdi Muslli janë proceduar penalisht pas zbulimit të magazinës më drogë në fshatin Voskop në Korçë.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se dy personat nuk kanë konstatuar lidhjen e energjisë elektrike në objektin në fjalë, ku u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.

Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, me qëllim çmontimin e të gjithë skemës dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›