E Diel, 1 Nëntor 2026

Magjistratura zhvillon fazën e parë të provimit për vitin e ri akademik, kalojnë 172 konkurrentë

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Shkolla e Magjistraturës zhvilloi sot, fazën e parë të provimit të pranimit për vitin akademik 2026-2027.

Në provim u paraqitën 264 konkurrentë. Provimi u zhvillua rregullisht dhe nën monitorim, bazuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës.

Provimi u vlerësua në sallë, me anë të pajisjes scan tron, në prani të konkurrentëve. 172 konkurrentë arritën të kalonin pragun e nevojshëm prej 60 pikësh për të vijuar konkurrimin në fazën e dytë.

Afati i ankimit për rezultatet e fazës së parë të provimit është 24 orë dhe fillon nga shpallja e rezultateve.

Faza e dytë do të zhvillohet në datë 23 dhe 24 prill 2026, në orën 8.00, në mjediset e Pallatit të Koncerteve.

Lista e konkurrentëve që do të marrin pjesë në fazën e dytë të provimit të pranimit

/m.q/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›