Mahmud: Në Libi luftjnë dhe vullnetarë serbë

Fatima Mahmud, anëtare e Këshillit Kombëtar kryengritës të Libisë pohon se në përbërje të forcave ajrore të Moamer el Gadafit luftojnë vullnetarë serbë. Ajo thotë se mercenarët serbë, krahas atyre nga Kroacia e Bosnja, janë shtyllë e ofensivës së qeverisë në Tripoli.
“Është për keqardhje që Serbia, sikurse dhe të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, ka qenë mike e madhe e Libisë dhe deri në vënien e embargos i kishte dërguar armë asaj për të vrarë popullin. E të mos flasim për mercenarët nga rajonet e ish-Jugosllavisë , nga Serbia, Kroacia dhe e B e H , që aktualisht janë vrasës të dëgjueshëm e të paguar mirë të Gadafit, thotë Fatima për gazetën “Veçernji list" të Zagrebit.
“Gadafi ka para dhe nuk ka problem të paguajë këdo që do të vrasë për të për të blerë kështu edhe ndonjë ditë në pushtet. Mos u brengosni, sapo të qetësohet pak situata në fushëbetejë, do të bëjmë evidencën e mercenarëve në radhët e luftëtarëve të Gadafit. Do ta bëjmë listën e të gjithë të vrarëve nga rajonet e ish-Jugosllavisë” ka thene me tej ajo.
Ajo thotë se mercenarët nga Kroacia e B e H në terren luftojnë krahas mercenarëve nga vende afrikane, ndërsa ata të Serbisë kryesisht në aviacion. Fatima Mahmud thekson se angazhimi i mercenarëve të huaj, më vonë do të ndikojë në marrëdhëniet politike, siç ka thënë ajo, të Libisë demokratike dhe të atyre shteteve.