Maicon: Champions-in, me ose pa Interin
Pretoria- Maicon do të qëndrojë tek Interi? Po, jo, ndoshta. Ndërkaq, mbrojtësi zikaltër lëshon sinjale shqetësuese. Dy ditë para sfidës me Brazilin për Kupën e Konfederatave, lojtari i krahut të djathtë flet për të ardhmen e tij.
‘Ëndrra ime dhe e shokëve të mi është që të fitojmë Ligën e Kampionëve. Duam ta realizojmë me Interin, porse nëse nuk e arrijmë do ta provojmë me ndonjë skuadër tjetër’, deklaroi Maicon.
“Reali? Është një skuadër e madhe dhe të luash aty është dëshirë për çdo futbollist. Santon? Pas ndeshjes me Italinë do të shkëmbej bluzën me të. Është një djalë i artë dhe jemi miq të mirë.