E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni do të tërheqë trupat nga luftimet në Mosul

Uashington- SHBA-ja do të tërheqë trupat e saj nga luftimet në qytetin irakian të Mosulit më 30 qershor, siç ishte parashikuar në marrëveshjen e sigurisë mes dy vendeve, theksoi dje në Uashington ambasadori i SHBA-së në Bagdad, Christopher Hill. ‘Ne kemi nënshkruar një marrëveshje dhe do ta respektojmë në mënyrë rigoroze’, deklaroi Hill në një konferencë shtypi.

''Kjo marrëveshje nënkupton tërheqjen e të gjithë trupave nga luftimet në qytetet irakiane'', shtoi ai.

Sipas pikave të një marrëveshjeje sigurie miratuar në nëntor të 2008-s mes Irakut dhe SHBA-së, trupat amerikane duhet të tërhiqeshin pas 30 qershorit nga qytetet irakiane, etapa e parë e një në tërheqje totale që është parashikuar në fund të vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›