E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon rikthehet ne Itali

Maicon, ish-mbrojtësi brazilian i Interit që sezonin e fundit luajti për Manchester City, është rikthyer në Itali.

31-vjeçari do të luajë për Romën në dy sezonet e ardhshme pasi ka zgjidhur kontratën me klubin anglez. Mbrojtësi i djathtë ka pranuar të ulë pagën për të luajtur sërish në Serinë A dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ekipin e kryeqytetit. Maicon fitoi gjithçka në 6 vitet e tij me Interin para se të kalonte në Premier League ku pati një eksperiencë zhgënjyese me vetëm 9 ndeshje të luajtura. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›