E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aventura e Cavanit tek PSG

Edinson Cavani ka zbarkuar në aeroportin e Parisit duke nisur kështu zyrtarisht aventurën e tij tek PSG.

Ish-sulmuesi i Napolit tashmë do të kërkojë të plotësojë karrierën e tij me trofe të rëndësishëm pasi në Itali arriti të fitonte vetëm një Kupë Italie. Paris Saint Germain e ka blerë lojtarin për 64 milionë euro, ndërsa për futbollistin do të ketë një kontratë 5-vjeçare. Të hënën Cavani do të kryejë analizat mjekësore, ndërsa të martën do të prezantohet zyrtarisht si lojtari i ri i Paris Saint Germain. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›