E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mainz barazon rekordin e Bundesliges

Lideret e Mainz-it vazhdojne serine e fitoreve ne Bundesligen gjermane pas fitores 4-2 me Hoffenheim-in duke barazuar keshtu rekordin persa i perket nisjes me te mire te kampionatit te cilin e mbanin Bayern Munchen dhe Kaiserslautern me 7 fitore ne 7 ndeshjet e para te kampionatit.

Qe ne minuten e dye shenojne lojtaret e Mainz-it me ane te Sam Allagui. Megjithese ne mbyllje te pjeses se pare barazon Demba Ba per miqte Adam Szalai ne minuten e 47 dhe autogoli I Luiz Gustavos ne te 59-en i japin vendasve te Mainz-it avantazhin prej dy golash.

Rindez shpresen per Hoffenheim me ane te nje goditjeje denimi Gylfi Sigurdsson ne 64 para se te siguronte trepikeshin per Mainz nga pika e penalltise Andre Schurrle ne minuten e 73.

Ne ndeshjet e tjera te Bundesliges per javen e shtate Wolfsburgu barazon 1-1 me Borussia Monchengladbach duke nderprere serine e 4 fitoreve rradhazi Freiburg mposht 3-2 Koln duke u ngjitur ne vendin e katert ne renditje Schalke 04 humbet 2-1 ndaj Nurenbergut dhe te njejtin fat peson edhe Kaiserslautern ndaj Hamburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›