Milan ne krye te Serie A

Milani ka fituar 1-0 ndaj Parmes ne fushen e kesaj te fundit dhe eshte ngjitur perkohesisht ne krye te Serie A me 11 pike.
Ka qene nje supergol nga 38 metra i mesfushorit Andrea Pirlo ai qe ka vendosur triumfin e kuqezinjve ne Parma. Edhe pse kane qene gjate gjithe kohes ne sulm me treshen Ronaldinho-Ibrahimovic-Robinho asnjeri nga keta yje nuk arriten te shenonte ne porten kundershtare duke shperdoruar shume raste.
Ka menduar mesfushori Pirlo per ti dhene fitoren milanezeve te cilet tashme do te bejne tifo per Juventusin ne derbin e Italise mes Interit dhe Zonjes se vjeter qe do te luhet diten e diele. Nderkohe Udinese ka marre fitoren e pare kete sezon ne Serie A pasi ka mundur 1-0 Cesena-n fale golit te Benatia ne minutat shtese te ndeshjes.