E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maji me temperatura të larta dhe vranësira, shi në fund të muajit (FOTO)

temperaturat-e-stinesTiranë- Me hyrjen e muajit maj shumë qytete bregdetare kanë çelur edhe sezonin turistik për vitin 2013-të. Të shumtë janë qytetarët që zgjedhur plazhin për të pushuar fundjavave dhe për të nisur që tani nxirjen e lëkurës.

Por muaji maj, sipas www.accuweather.com edhe pse me temperatura të larta do të ketë shumë pak ditë me diell të fortë, dhe në të shumtën e rasteve do të mbizotërojnë vranësirat dhe qielli me re.

Pavarësisht kësaj, siç mund të shihet qartë edhe nga figurat më poshtë, temperaturat maksimale në qytetin e Tiranës do të shkojnë deri në 30 gradë, dhe më të ulëtat priten javën e dytë të muajit, ku nuk do të mungojnë edhe rreshjet lokale.

Në Vlorë po kështu parashikohet që moti do të prishet që të hënën, me një rënie temperaturash deri në 23-24 gradë si dhe gjithashtu në datat 21 deri në 25 të muajit do të ketë edhe shtim të vranësirave të shoqëruara me rreshje shiu, për t’u përmirësuar më pas në fund të muajit.

Qyteti bregdetari i Durrësit pritet të ketë një mot të paqëndrueshëm gjithashtu me rënie temperaturash që do të nisin gradualisht që prej ditës së nesërme për të vijuar me reshje shiu në datat 22-25 maj.

Parashikimi i temperaturave për majin në Tiranë

Parashikimi i temperaturave për majin në Tiranë ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›