Ushtari britanik që humbi në plazhet e Holandës
Mbetjet e një ushtari të vdekur dy shekuj më parë zbulohen rastësisht. Një kërkim nis për të mësuar se kush qe ai, njeriu që u kthye në atdhe më në fund…
Misteri 200-vjeçar
Caroline Wyatt, BBC
Mbetjet e një ushtari britanik të 200 viteve më parë u zbuluan në dunat e rërës në Holandë. Por kush qe ai? Për më shumë se dy shekuj, mbetjet e ushtarit qëndruan të pashqetësuara në një plazh të rrahur nga era në veri të Holandës. Por në mars 2011, shikuesit e zogjve zbuluan kocka dhe artefakte metalike në rërën që dikur qe mbuluar nga asfalti.
Zbulimi ndodhi në një zonë të njohur si Vrima e Kockave për shkak të disa mbetjeve historike të zbuluara përreth.
Një skuadër arkeologësh u thirr për të gërmuar më tutje. Mes arkeologëve qe edhe Esther Poulus, kërkimi i së cilës e dërgoi atë në Arkivat Kombëtare të Britanisë në Surrei në përpjekje për të gjetur identitetin e ushtarit të rënë.
Ne u dërguam te vendi nga personi që bëri zbulimin, dhe qe goxha e vështirë të shikoje, kujton ajo. Mund ta shihje atë vetëm në rast se ishe pranë, dhe edhe atëherë shikoje vetëm kockat e mëdha nga këmbët që kishin dalë në sipërfaqe. Kockat qenë shumë të degraduara dhe të përziera me terrenin.
Ajo dhe kolegët e saj gërmuan me kujdes në rërë duke përdorur furçën dhe mistrinë, duke bashkuar mbetjet e trupit. Ata po punonin kundër kohës për shkak se u qenë dhënë vetëm dy ditë pune, pasi një zog i rrallë i zonës pritej të fillonte sezonin e shumimit dhe qeveria vendore nuk dëshironte ta shqetësonte zogun.
Ata patën dyshuar se trupi mund të ishte ai i një ushtari, duke parë lidhjen e zonës me një betejë të caktuar të shekullit të tetëmbëdhjetë. Por nacionaliteti i ushtarit mund të kishte mbetur gjithashtu një mister në rast se nuk do të gjendeshin indicie të mbijetuara ndonjë muskete apo ndonjë mbetje e veshjeve.
Në gusht 1799, Britania dhe Rusia lëshuan një pushtim në Holandës së Veriut në përpjekje për të rrëzuar Republikën e Batavisë dhe për të rivendosur sundimin e Shtëpisë së Orange. Ky qe një veprim pjesë e luftërave kundër Francës revolucionare, e cila mbështeste Republikën e Holandës.
Ushtritë britaniko-ruse përfshirë Batalionin e Dytë të Gardës Kolldstrim, me rreth 1 mijë ushtarë arritën në Grote Keten nën komandën e Dukës së Jorkut. Rreth 12 mijë ushtarë britanikë zbarkuan në tërësi.
Qe me të vërtetë një gërmim special, sepse ne e kuptuam menjëherë se bëhej fjalë për një periudhë jo shumë mirë të njohur, kujton Poulus. Në Holandë, ata e quajnë lufta e harruar ajo nuk zgjati për shumë kohë dhe qe me të vërtetë e kufizuar,
Ushtari qe varrosur me uniformën e tij, krahas shumë musketave, të cilat ndoshta thjesht janë hedhur në varr për tu hequr qafe ose mund të jenë përdorur për ndonjë barelë të improvizuar për ta mbajtur atë për te vendi i qetësisë.
Kur ne gjetëm kopsat që ai pati pasur në xhaketën e tij, menduam Uau ne mund ta identifikojmë këtë ushtar.
Skuadra nga Arkeologjia e Holandës thirri për analizë Cor Prins, një restaurues arkeolog me interes të veçantë te historia ushtarake, për të studiuar kopsat delikate.
Ai i identifikoi kopsat si pjesë e uniformës së Gardës Kolldstrim për shkak të yllit dhe kryqit që qenë simbole dalluese të regjimentit. Këto elemente mezi lexoheshin mbi kopsat e gërryera me kalimin e kohës. Ai qe në gjendje gjithashtu të dallojë fjalët Coven Garden gjë që tregonte se kopsat qenë prodhuar nga një kompani me bazë në Kopshtin Kovent të Londrës.
Për shkak se fushata qe shumë e shkurtër ushtria e Britanisë qëndroi në zonë vetëm për një ditë skuadra e pati të lehtë të përcaktonte datën e varrosjes së trupit të ushtarit. Kraharori i tij qe copëtuar dhe më e rëndësishmja atij i mungonte koka, gjë që do të thotë se mund të mos merret vesh kurrë se çfarë e vrau atë.
Pasi nxori mbetjet, Esther ndërmori atë që u bë një kërkim personal për të parë nëse qe e mundur që ushtari të identifikohej, dhe nëse qe e mundur të kthehej në shtëpi. Ajo qe pjesërisht e suksesshme, pasi hyri në kontakt me veteranët e Gardës Kolldstrim përmes faqes së tyre të internetit dhe duke krijuar interes nga regjimenti me idenë e riatdhesimit të ushtarit.
Ministria e Mbrojtjes nga Britania e Madhe nuk merret me riatdhesimin e mbetjeve të tilla historike, ndërsa komisioni i Varrezave të Luftës së Komonuellfit nuk merret me mbetjet që datojnë para vitit 1914. Pra i takonte vetë regjimentit të hynte në bisedime me autoritetet holandeze për të vendosur se çfarë duhej bërë.
Ndërkohë, mbetjet e ushtarit të panjohur qenë magazinuar në një depo të qeverisë vendore për zbulimet arkeologjike në Holandën e Veriut. Por në fund, më 2 maj, ata u dorëzuan në Harlem, në një arkivol me përmasa të vogla dhe u morën nga ambasadori i Britanisë dhe përfaqësuesit e Gardës Kolldstrim. Një muzikant i regjimentit luajti marshin funebër para se Kapiteni Oliver Morley të kthejë m