E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Deri tani Berisha e dinte kë kishte kundër, nga sot do kuptojë kë ka mik

fevzo

Deputeti socialist, Pandeli Majko, duke komentuar largimin e Berishës nga kreu i PD-së, shprehet se tashmë ai do të kuptojë se kush i ka qëndruar pranë vetëm për të përfituar prej pushtetit të tij.

Berisha po largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike duke kërkuar të jetë i pranishëm për momentin në politikë me mungesën e tij. Deri tani ka ditur se kë kishte kundër. Nga sot,doktori do kuptojë kush i ka mbetur si mik, shprehet Majko.

Ndërsa duke folur për humbjen e thellë të demokratëve në zgjedhje, ai thotë se do duhet pak kohë që ata të kuptojnë përmasat reale të saj.

Demokratët janë ende të ngrohtë nga humbja e zgjedhjeve. Do duhet pak kohë që të kuptojnë përmasat e ftohta të saj. Dhimbja e tyre është njerëzore dhe ka mirëkuptim, tha Majko./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›