E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: E gjithë struktura e policisë dhe Gardës po merret me survejimin e njerëzve të PS

majkuaPartia Socialiste vijoi takimet me banorët e njësisë 5. Në këndin e fjalës së mbajtur me banorët e kësaj njësie, pranë Gardës, kandidatët Pandeli Majko dhe Afrim Qëndro prezantuan programin e PS-së për ndryshimin e gjendjes.

Nëse te 29-ta do vendosin kryqin në 23 qershor, do hiqet taksa e biznesit të vogël. Çfarë po ndodh me rendin, me Gardën, është e vështirë për ta thënë me pak fjalë. E gjithë struktura e policisë dhe e rendit dhe e Gardës po merret me survejimin e njerëzve të PS. Në shtabin tim kam me dhjetëra njerëz të pushuar nga puna sepse shkojnë në takimet e PS.

Një nga detyrat e PS është rivendosja e rendit në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm me kriminelët në rrugë, por në radhë të parë në Ministrinë e Brendshme.

Ministri i Brendshëm ka vetëm një meritë, atë të të qenit Sekretar Organizativ i PD-së. Ai bashkë me zëvendësit e tij po punon për manipulimin e zgjedhjeve. Por, fitorja e PS në 23 qershor është fitore për të gjithë Shqipërinë, deklaroi Majko./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›