E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko KQZ te nxjerre sa me shpejt rezultatin

Deputeti socialist Pandeli Majko i bëri thirrje KQZ-së që të bëjë publik sa më shpejt rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

“I bëj thirrje KQZ-së që sa më shpejt të deklarojë rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Dëshiroj që t’i drejtohem publikut shqiptar që të ketë qetësinë për të ndjekur procesin që shpresoj që të jetë sa më i shkurtër.”

Majko shtoi se Partia Socialiste është në zotërim të procesverbalit të firmosur nga të dy palët, dokument që i jep fitoren Edi Ramës.

“PS zotëron një dokumentacion të plotë të firmosur nga socialistë dhe demokratë dhe dokumentat flasin qartë: Edi Rama është fitues i zgjedhjeve.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›