Itali kapet banda shqiptare e droges

Policia e Triestes në bashkëpunim me atë të Venecias kanë zbuluar dhe ndaluar një bandë shqiptare të specializuar për trafik substancash të ndaluara.
Janë arrestuar 4 shqiptarë dhe janë sekuestruar 53 kg marijuanë.
Këtë sasi të arrestuarit kërkonin ta dërgonin në Friuli.