E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: KQZ të shpallë rezultatin për kryeqytetin

Deputeti Pandeli Majko, tha se procesverbalet janë firmosur nga të dyja palët në KZAZ-të e kryeqytetit dhe se kandidati i opozitës, Edi Rama është fitues tashmë.

“Këtu kam të gjithë statistikat, të gjitha tabelat dhe shpresoj që në respekt të ligjit, KQZ të marrë një vendim sa më shpejt. Koha nuk pret. Ka ardhur koha t'i jepet fund fjalëve. Tanimë fjalën e ka ligji dhe dokumentet e firmosura, që do të thotë se Partia Demokratike, perfundimisht së bashku me kryetarin aktual të saj dhe kandidatin e saj për kreun e Bashkisë së Tiranës, duhet të respektojnë firmat dhe numrat e komisionerëve të tyre", tha Majko. ”, theksoi Majko.

                                                                                             2011-05-15 13:38
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›