PS Majko KQZ te deklaroje sa me shpejt rezultatin perfundimtar

Partia Socialiste i beri thirrje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te pershpejtoje punen per deklarimin e rezultatit zyrtar per Bashkine e Tiranes.
I bej thirrje KQZ qe sa me shpejt te mbylle dhe te deklaroje rezultatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes dhe per gjithe Shqiperine tha ne emer te PS deputeti Pandeli Majko.
Majko solli para mediave procesverbalin e kutise qe fundit qe i dha fitoren Rames i firmosur nga perfaqesuesit e te dy paleve.
Kam ketu procesverbalin e fundit per kutine 1854/1 i firmosur nga perfaqesuesit e PS-se dhe PD-se. Ftoj qetesisht te gjithe miqte tane te arrijne te kuptojne se PS zoteron nje dokument te firmosur nga perfaqesuesit e PD-se dhe PS-se ne respekt te ligjit. Shpresoj qe te gjitha tabelat te shqyrtohen ne respekt te ligjit dhe KQZ-ja te marre nje vendim pasi ka ardhur koha tu jepet fund lojerave te fjaleve. Tashme fjalen e ka ligji tha Majko.
Gjithashtu Majko i kerkoi Partise Demokratike dhe kandidatit Basha qe te respektojne firmat e numeruesve dhe komisionereve te tyre. Pas ketyre zgjedhjeve ne te gjithe jemi pjese e te njejtes shoqeri qe kerkon nje te neserme me te mire se e sotmja tha Majko.