Majko: PS mbeti ne opozite
INTERVISTA/ Pandeli Majko flet per zgjedhjet dhe pohon se Partia Socialiste ka mbetur serish ne opozite, pas koalicionit qe Meta beri me Berishen. Lidhur me te ardhmen e forces me te madhe politike te se majtes, aludon per “korrigjime dhe jo operacione ne Partine Socialiste”
Ndersa Kolegji Zgjedhor po shqyrton ankimimet e partive lidhur me procesin zgjedhor, nje nga figurat e larta te Partise Socialiste te opozites shpreh brengen qe sistemi i ri zgjedhor nuk arriti te shmange zgjatjen pafund te dhenies se rezultateve ne Shqiperi. Anetari i kryesise se PS-se, ish-kryeministri Pandeli Majko justifikoi ne nje interviste dje per BBC-ne mospranimin ende te humbjes nga koalicioni i udhehequr nga PS-ja. Ai flet per "korrigjime" dhe jo "operacione" ne Partine Socialiste, dhe i quan "rastesore" rrethanat qe cuan ne afrimin e grupimit te majte, Lidhja Socialiste per Integrim e udhehequr nga Ilir Meta ne koalicion qeverises me grupimin e djathte te udhehequr nga kryeministri Sali Berisha.
Cili eshte mendimi juaj per procesin zgjedhor?
Nje histori e vjeter e cila pavaresisht nga ndryshimet qe ndodhin mbetet e njejta. Kjo situate tregon qe kemi ende nje sistem politik i cili nuk ka prodhuar zgjedhje te cilat brenda 24 oreve te japin fituesin apo humbesin, te cilat ne njefare menyre e lodhin qytetarin e Shqiperise. Disa dite me pare kishim perfaqesuesin e qeverise i cili thoshte se maxhoranca ka fituar 71 vota dhe tani keto vota hap pas hapi jane duke marre numerimin mbrapsht. U fitua mandati i 9 ne Fier nga PS dhe sigurisht pritet hapja e kutive ne Tirane, Shkoder dhe ne Berat.
Ne pritje te verdiktit te gjykates ne qender eshte vene e majta, pra partia juaj, PS, per ate se cfare ndodhi me PS ne zgjedhjet e fundit. A ka pasur prononcime deri tani se si duhet te veproje lidershipi i PS-se?
Mendoj qe kriza ne politiken shqiptare nuk zgjidhet me ate se si do te zbatohet statuti i PS-se. Historia qe po diskutohet sot ka te beje me rezultatin e zgjedhjeve, me mos pasjen e nje rezultati zgjedhor dhe me kerkesen e faktorit nderkombetar e cila dje u riperserit per te patur nje qeveri legjitime ne Shqiperi. Kjo pastaj mund te sjelli nje histori ne vazhdim nga e cila nuk do te shkeputet as debati i brendshem te cilin une e konsideroj normal brenda radheve te PS.
Cili eshte qendrimi juaj, i humbi keto zgjedhje, koalicioni i prire nga PS?
Mendoj se zgjedhjet qe erdhen ne Shqiperi - kete e kam thene edhe me perpara dates 28 qershor - do te ishin nje referendum per vazhdimin ose jo te qeverisjes nga Berisha. Kete referendum e humbi Berisha me diference te madhe votash, duke patur parasysh dy dallimet e politikave zyrtare te koalicioneve te majta dhe te djathtes ne krahun tjeter. Tani behet fjale per nje histori koalicioni mes z. Berisha dhe z. Meta, por mendoj se kjo nderlidhet me histori rrethanash rastesore, sesa histori me shpallje humbesish apo fituesish. Gjithsesi jemi ende heret per te dhene rezultat perfundimtar, duhet pritur rezultati nga Kolegji Zgjedhor. Eshte e perseritur historia, per fat te keq, qe rezultati merret vesh nga gjykata.
Edhe sipas rezultatit te pare qe vjen nga KQZ-ja koalicioni i prire nga Berisha eshte para koalicionit te prire nga Partia Socialiste?
Kjo eshte nje histori per t'u pare ne vazhdim. Nuk deshiroj te bej ate qe dredhon nga pergjigja e nje pyetje direkte, mendoj se tanime koalicioni i deklaruar mes z. Berisha dhe z. Meta i jep atyre nje lloj matematike votash e mjaftueshme per te diskutuar nje histori qeverisje, eshte per t'u pare ne vazhdim. Mesa duket Partia Socialiste do te jete ne opozite, duke patur parasysh koalicionin rastesor te LSI-se me z. Berisha. Mendoj qe gjerat duhen pare keshtu. Pres ne vazhdim, sic ndodhi me kutite e Fierit, te kemi nje histori tjeter politike, persa i perket situates ne Shkoder, ne Berat dhe Tirane.
E keni te veshtire ta shikoni ish-kryeministrin shqiptar, z. Meta, si perfaqesues i se majtes ne nje koalicion qeverises me te djathten?
Padyshim, por mendoj se kemi te bejme me politikane profesioniste dhe jo me femije. Mendoj se nese mund te kishim nje dyshim paresor te pergjigjes qe dha z. Meta ne konferencen e shtypit, dy ore pasi ishte bere thirrja po me konference shtypi nga ana e z. Berisha, mendoj se vendimi i marre nga institucionet drejtuese te LSI-se ne nje menyre apo tjeter e shmangi, ne menyre objektive, qe kemi te bejme me nje vendim shume te personalizuar. Kemi te bejme me nje vendim i cili ka patur debatet e veta nga LSI-ja, te pakten ate qe kam lexuar ne shtyp, por kemi te bejme me vendimin e nje partie per te hyre ne koalicion me nje parti tjeter, gjera te cilat, ne nje menyre apo tjeter, duhet t'i pranojme ashtu sic jane. Kjo lidhet me nje varg rrethanash rastesore te cilat ne nje menyre apo tjeter cuan LSI-ne ne koalicion me z. Berisha. Sigurisht, deshiroj te nenvizoj fjalen "rrethanat rastesore", sepse mendoj qe jane rrethanat rastesore ato qe e cuan nje parti te majte ne koalicion me z. Berisha, eshte vendimi i nje partie, jane vendimet e politikaneve profesioniste. Deshiroj te them qe secili merr persiper kostot dhe fitimet nga nje ndermarrje e tille kaq e pazakonte sa ishte kjo. Mendoj qe Meta nuk do ta kishte pare as ne endrren e tij me te keqe, pra koalicionin me Sali Berishen, per ta mbajtur ate kryeminister.
Dhe karshi kesaj mund te degjohet se qendrimi i partise suaj dhe lidershipit tuaj nuk ka qene shume i drejte ndaj LSI-se dhe z. Meta?
Te jemi te sinqerte, ne u pergatitem per skenarin me te keq, dhe duke u pergatitur per skenarin me te keq te nje bashkepunimi te mundshem te LSI-se me PD-ne, ne fakt ndihmuam per realizimin e ketij skenari. Pra sot kemi nje bashkepunim legal te PD-se me LSI-ne per te mbajtur Sali Berishen ne zyren e kryeministrit.
Sipas mendimit tuaj, a do te ndryshoje dicka ne menyren e te berit opozite ne kater vitet e ardhshme ne Partine Socialiste?
Mendoj se ka shume gjera per te diskutuar aktualisht, ne Shqiperi dhe jam partizan i faktit qe korrigjimi eshte me i mire se operacioni. Duke vazhduar ne logjiken e lajmit te BBC-se, une jam ne logjiken e ftohte se korrigjimi eshte gjithmone me i mire se sa operacioni. Ka nje debat qe do te vleresoje situaten e krijuar ne Shqiperi, por une jam optimist, jo thjesht per te qene i tille, mendoj se kemi nje histori per te ndryshuar para nesh, nje histori e cila duhet te zhvleresoje nje histori politike parullash, pas se ciles fshihet nje boshllek i madh intelektual, prapa gjuhes se ashper ku fshihet nje vakum i pergjithshem, qe fsheh druajtjen dhe mungesen e cdo ndjenje drejtimi. Me pak fjale, mendoj se ne keto vite, kemi arritur te realizojme nje politike e cila na ka dhene kete rezultat qe kemi sot, e konsideroj rezultat rastesor. Jam ne pritje, si cdo socialist, me ankth, dhe mendoj qe ne cdo rast kjo qe ka ndodhur duhet pare si nje permbledhje e rrethanave rastesore dhe jo si nje deshtim i madh. E riktheksoj nuk kemi te bejme me nje deshtim te Partise Socialiste, kemi te bejme me varg rrethanash rastesore te cilat thjesht vonuan, ose po vonojne konkluzionin per te cilin ne kemi vite qe po punojme. Ajo qe une shoh ne vazhdim eshte qe duke korrigjuar vetveten, ne kemi mundesi qe ne nje te ardhme te afert do te kemi mundesi te rikuperojme te gjithe kete histori te cuditshme te zhvilluar pas 28 Qershorit. Dhe nuk besoj se kjo zgjidhet thjesht duke i thene Edi Rames largohu nga zyra, apo duke nxitur nje histori e cila ne thelb, do te nxiste nje demotivim ne radhet e socialisteve.