Acura ZDX, modeli qe ju prish mendjen
Modeli i ri i Acura, ZDX, eshte nje koncept qe mund t'ua nderroje mendjen adhuruesve te makinave. Dizajni dhe filozofia e tanishme e Acura's paraqet nje makine te mprehte me kater qoshe ne ngjyre metali, qe tregojne se kemi te bejme me nje makine te shpejte si vetetima. Me nje fjale, ajo eshte nje makine sportive me kater dyer, e gatshme per t'i hyre cdo aventure me ata qe kane pasion shpejtesine. Performancat e saj paraqesin nje motor me gjashte shpejtesi dhe lirim te gazrave qe nuk e ndotin ambientin. Acura ka nje sistem shume te mire per shpejtesine, ndoshta me te mirin ne industrine e automobilizmit, ku karriga e shoferit eshte shume e mire. Acura ZDX i takon teknologjise se fundit automobilistike. Ajo ka nje sistem navigimi qe i pershtatet shume trafikut dhe kushteve atmosferike. Zerimi i saj eshte Premium, standard me sistemin tone te informimit. Koncepti i ri i Acura ZDX ka ardhur pas atij Acura MDX, me te cilin kjo kompani pati nje sukses te madh nderkombetar.
Pajisjet qe duhet te mbani detyrimishtne makine
Nganjehere asgje nuk ben pune, mirepo disa gjera te imeta do t'ua lehtesojne jeten ne rast te nje ndonje prishje te paplanifikuar te automjetit tuaj.
1. Nje harte e re dhe e shfrytezueshme edhe ne rastet kur jeni te sigurt se, symbyllur mund te arrini ne destinacionin per ku jeni nisur,
2. Celularin sigurisht nuk do te harroni ta merrni me vete, por a keni marre edhe karikuesin e tij me vete?
3. Ndoshta akumulatori eshte ne gjendje te mire, mirepo per cdo rast merrni me vete kabllot per ndezjen e motorit.
4. Dritat rezerve konsiderohen si pajisje te obligueshme, mirepo ju per cdo rast merrni me vete edhe siguresat shtese.
5. Nese bateria e dores nuk eshte miku juaj i perhershem ne udhetime, atehere eshte koha qe kete shprehi ta ndryshoni.
6. Kompleti i veglave elementare (kacavidat, celesat, etj) gjithashtu do te ishin te mireseardhura, sikurse edhe brisku i njohur zviceran per shume operacione.
7. Pa marre parasysh qe e keni me vete gomen rezerve, merrni me vete edhe ate "qumeshtin" per arnimin e pneumatikeve te shperthyer.
8. Nje liter vaj motori nuk do te zere vend shume ne makine, nderkaq mund t'ju hyje mjaft ne pune.
9. Nese keni dyshek per per te fjetur, pse jo, gjithmone mund te flini ne makine.
10. Mos e harroni celesin rezerve - gjate pushimeve, origjinali mund te humbase lehte apo te mbetet ne braven e ndezjes se makines, apo diku ku nuk ta shfrytezoni.
Edhe dicka...
Ne asnje menyre mos e harroni kutine e ndihmes se pare e trekendeshin qe eshte po ashtu i detyrueshem, si edhe jelekun reflektues!