E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko i përgjigjiet Olldashit: Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash!

pandiIsh kryeministri Pandeli Majko i është përgjigjur në Facebook deklarimeve të Ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, ku shkruan: “Por, çudinë e madhe RamaPremtoi se do të ndërtojë  një autostradë të kaltër , në det, nga Mali i Zi  në Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandeli Majkos për guximin, nëse është guxim dhe jo gjë tjetërPandi tha dikur se do të ndërtonte  një tunel detar për të lidhur Vlorën me Otraton , ky do të ndërtojë autostradë detare  gjashtë herë më të gjatë se tuneli i8 Majkos. E kuptoni që ky është më karavidhe se Pandi i shkretë!!!, ka shkruajtur Olldashi një ditë më parë.

Ndërkohë Majko është shprehur se ironia e Olldashit i ngjall humor.

Të lajthitur dikur më quajtën edhe kur  deklarova idenë e tunelit të rrugës durrës-Kukës. Sot projekti TAP i gazit që do të lidhi Shqipërionë  me italinë fqinje  dhe mike është vetëm fillimi i tunelit nënujor që do të lidhi dy vendet tona. Është kompliment të akuzohesh pse ke ide dhe ëndrra për të ardhmen e vendit tënd. Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash!, shkruan Majko./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›