E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtim Idrizi: Askush nuk i përçan çamët në të djathtë dhe të majtë. Në zgjedhje marrim 7 mandate

idriziPartia, Drejtësi Integrim dhe Unitet mblodhi sot Këshillin e saj Kombëtar. Kryetari Shpëtim Idrizi u shpreh i bindur për suksesin e PDIU-së në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas tij askush nuk mund ti përçajë çamët në të djathtë dhe të majtë.

Ata smund të përçajnë dot në të majtë dhe të djathtë komunitetin çam, nuk mund të përçajnë dot kauzën tonë.- u shpreh Idrizi.

Lidhur me rezolutën Çame, Idrizi theksoi se ka qenë dhe mbetet stacioni më i rëndësishëm i PDIU-së.

 Sot çështja çame u shndërrua në çështjen kryesore të pazgjidhur të kombit shqiptar, por që është shtruar për zgjidhje në analet diplomatike. Sot për  çështjen çame ka një rezolutë të Parlamentit shqiptar. Rezoluta ka qenë dhe  mbetet stacioni më i rëndësishëm i aktivitetit tonë tonë politik brenda një  mandati. Ajo ka qenë aksioni ynë më i madh politik dhe ne sot duhet të jemi  krenarë që ja dolëm në miratimin e saj theksoi Idrizi.

Duke iu referuar sulmeve të kreut të opozitës në drejtim të PDIU-së, Idrizi tha: “Kreu i PS po përdor një gjuhë që i takon politikës së vjetër, me sulme personale e denigruese që nuk i shërben bashkëjetesës së sotme mes njerëzve dhe politikës..”/A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›