Majko në veri të Kosovës
“Investimi në veri për rindërtimin e shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në luftë, paraqet investimin më të madh që po bëhet në gjithë Kosovën", ka thënë Majko. Sipas zyrës së shtypit të komunës së Mitrovicës, deputeti Majko fillimisht ka qëndruar në komunën e Mitrovicës, ku është njohur me situatën nga kryetari Kastrati dhe më pas bashkërisht kanë qëndruar në shtëpinë e Florent Azemit, përfaqësues i shqiptarëve të Lagjes së Boshnjakëve në veri. Vizita ka vazhduar në Kroin e Vitakut, ku deputeti Majko dhe kryetari Kastrati kanë ndaluar në afërsi të shtëpive të Ali Kadriut.
Pasi është njohur me gjendjen dhe rrethanat aty, Majko tha se nuk e kishte parashikuar një realitet të tillë, meqë përshtypja e përgjithshme e krijuar nga mediat është krejtësisht ndryshe. "Është dashur që të vija këtu dhe të kuptoja se nuk është vetëm një urë që lidh qytetin, por që janë tre”, tha ai. Majko përgëzoi kryetarin Kastrati për punën e mirë që po bën për krijimin e kushteve më të mira për jetë për qytetarët. "Ajo që sot shohim këtu, në radhë të parë për rindërtimin e shtëpive, përbën një lajm të mirë që duhet të vlerësohet prej të gjithëve", tha ai.
Ndërsa kryetari Kastrati premtoi se investimet dhe rindërtimi në veri nuk do të ndalet derisa të krijohen kushte për kthimin e të gjithë atyre që janë zhvendosur nga shtëpitë dhe pronat e tyre. /Start/
2012-09-03 17:43