Sannino: Heqja e imunitetit me rëndësi për BE-në

Ai thotë se kufizimi i imunitetit është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. "Kufizimi i imunitetit është shumë i rëndësishëm për ne, është një element kyç në luftën kundër korrupsionit. Ky do të jetë një hap përpara në drejtimin e duhur për Shqipërinë, tha Sanino.
Ai shtoi se "Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme, por ajo që mbetet problematike është fakti se çdo çështje kthehet në betejë nga klasa politike dhe në fund ajo që mbetet është më tepër lufta politike se sa rezultatet”.
Deklaratat e tij, u bënë në konferencën e organizuar nga Qendra për Politika Evropiane, ku merrte pjesë edhe ministri ynë i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Ndërkohë, edhe ministrja e Integrimit, Bregu, bëri apeli që imuniteti të hiqet brenda këtij muaji, në mënyrë që mund të merret një vendim pozitiv për statusin. “E kemi diskutuar në takim me vendet anëtare: çështja është se cilat nga kjo masë kritike e prioriteteve duhet të plotësonim, pra nëse ka kohë deri në fund të shtatorit apo deri në mes të shtatorit kur Komisioni do të mblidhet për të dhënë vendimin pastaj në tetor, apo është shumë vonë. E rëndësishme është që ka mundësi për të bërë një ndryshim. Ne i kemi qëndruar një propozimi, i cili për mua është propozimi madhor i referendumit në pamundësi të një konsensusi. Këtë kam thënë në takim edhe sot, në pamundësi të një konsensusi mes atij kampioni që përfaqëson popullatën dhe që janë politikanët, nuk mund të ketë dhe nuk ka asnjë vendim më të mirë se ai i popullatës në tërësi”, deklaroi Bregu.
Ajo shtoi se imuniteti është çështja e paplotësuar në radhën e kritereve të Bashkimit Evropian. “Dua të them që ky është titulli i pjesës së mbetur të detyrimeve deri në fund shtator. Kjo nuk do të thotë se masat që ne i prezantuam sot para Komisionit dhe që janë vlerësuar në luftën kundër korrupsionit, nuk merren parasysh. Por gjithsesi, është e rëndësishme shprehja e një vullneti madhor nga politikanët në një çështje për të cilën janë të gjithë dakord, për të cilën nuk ka arsye për të kundërshtuar. E rëndësishme për ne sot është të kemi një vendim pozitiv në tetor. Jo një vendim pozitiv i cili është i rëndësishëm për qeverinë, as për mazhorancën sot, por një vendim pozitiv për Shqipërinë. Nëse ende Shqipëria është interesi madhor i të gjithëve, edhe i atyre politikanëve që sot janë në opozitë, ka mundësi të mos kërkojnë shtesë apo detyrime të cilat nuk kanë qenë pjesë e paketës së nëntorit, por të votojnë atë që kanë premtuar, heqjen e imunitetit”, shtoi shefja e integrimit.
Në fjalën e tij, Ministri Panariti theksoi se integrimi evropian përbën një objektiv të unifikuar për të gjithë politikën shqiptare. Qeveria shqiptare është e angazhuar të inkurajojë fuqimisht dialogun konstruktiv midis palëve për arritjen e kompromiseve të nevojshme për plotësimin e 12 kritereve të vendosura nga BE-ja për marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria.
Ai u ndal në hapat konkretë të ndërmarrë muajt e fundit nga politika shqiptare për plotësimin e kritereve të lartpërmendura, si: reforma zgjedhore, kufizimi i imunitetit, reforma administrative dhe gjyqësore, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit etj. Ministri Panariti theksoi se ky progres i arritur do të thellohet nga vazhdimi i mëtejshëm i përpjekjeve të përbashkëta, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, për plotësimin e kritereve para paraqitjes së raportit të progresit të Komisionit Evropian.
Gjithashtu, në fjalën e tij, ai u ndal në politikën rajonale të Shqipërisë, e cila i ka shërbyer fuqimisht stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ai shprehu besimin se Komisioni Evropian në raportin e tij do të njoh progresin e bërë nga Shqipëria dhe do të kurorëzojë një aspiratë të popullit shqiptar për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. /Start/
2012-09-04 08:19