Majko sqaron origjinen e mbiemrit te tij

Në dejet e Pandeli Majkos rrjedh gjak gjerman, i kryqëzuar më pas me gjirokastrit. Duke iu përgjigjur thashethemeve për një origjinë sllave, më në fund Pandeli Majko ka menduar ta thotë sekretin, në profilin e tij në Facebook. Origjina e hershme duket se ka nisur me një mjek gjerman që u vendos në Gjirokastër. Mbiemri i tij i parë shqiptar thotë Pandeli Majko ishte “Memeci” dhe arsyeja ishte se paraardhësi gjerman i Pandeli Majkos kishte refuzuar martesën me familjet e pasura gjirokastrite. Më pas, stërgjyshi Spiro vazhdon Majko, zgjodhi mbiemrin Majko, pas marrëdhënieve të mira tregtare që kishte me komunitetin sllav, thuajse si një Nënë, që është dhe përkthimi i mbiemrit Majko në serbisht.