E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko:Ndryshimet në program synojnë pasurimin me çështje të reja

Ish-kryeministri Pandeli Majko në fjalimin e tij në kongresin e PS-së ka shprehur edhe ndryshimet në programin dhe në statutin e partisë që do të mitatohen në Kongres. Sipas tij, ndryshimet në programin e PS synojnë pasurimin me çështje të reja. Majko bëri një panoramë të ndryshimeve që janë propozuar për tu përfshirë në programin e ri të Partisë Socialiste.
"Kemi shumë sfida para nesh për të ndryshuar jo vetëm veten por edhe historinë e shqiptarëve. Në 30 prill i ftojmë të gjithë njerëzit që e shohin PS-në si instrument që do t'i japë përgjigje shumë problemeve që konsiderohen jo vetëm të majta e të djathta", insistoi Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›