E Diel, 1 Nëntor 2026

Cani: Shifrat për ekonominë fiktive dhe të trukuara

Anëtari i Asamblesë së PS-së Shkëlqim Cani theskoi se opozita e paralajmëroi qeverinë për krizën ekonomike dhe ofroi alternative për një zbutje të krizës. Sipas tij janë dhënë shifra fiktive të trukuara dhe vetëm në fund të vitit 2009 shqiptarët mësuan se treni i ekonomisë kishte dalë nga shinat.
"Ekonomia po lëngon keqas por mosveprimi i shtetit është me kosto për buxhetin theksoi Cani duke shtuar se ka një humbje prej 8 milardë lekësh për mosuljen e normës së interesit
Sipas tij kriza është shndërruar në krizën e përjetuar në çdo familje duke shtuar se kjo është parën në rritje e tarifave të ujit, të energjisë elekrike dhe rritjen e çmimve dhe sipas tij rezultati është i qartë që 2009 ka lënë më shumë të papunë dhe më shumë pesionist që mezi e shtyjnë muajin.
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se siç ka vjedhur votën po fut duart në xhepat e qytetarëve.
"Qeveria po bën sikur i rrit rrogën dhe që ia merr me rritjen e çmimve dhe të faturave të energjisë elektrike dhe të ujit" theksoi Cani duke shtuar se opozita ofron mirëqeverisjen për vendin që të harrohet keqqeverisja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›