Majlinda Bregu: Krenare për përpjekjet dhe arritjet tona. PD, falë nesh, do ecë përpara
Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, e cila doli vetëm dy herë në publik pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërkohë që duhet të ishte e pranishme gjithë kohën, ka hedhur një status në Facebook.
Ajo thotë se ndjehet krenare për përpjekjet dhe fushatën e PD-së. Bregu, pavarësisht humbjes së thellë, thotë se PD do të ecë përpara.
Ndjehem krenare për përpjekjet tona të përbashkëta, për vendosmërinë dhe fushatën e mrekullueshme që bëmë të gjithë bashkë. Ndjehem krenare që jemi forca politike që me Sali Berishën në krye, shkëputi Shqipërinë nga diktatura me zgjedhje të lira, që i dha Shqipërisë mundësinë të jetë sot anëtare e denjë e NATO-s dhe nesër e Bashkimit Evropian, rrugën drejt të cilit e garantoi standardi i këtyre zgjedhjeve.
Partia Demokratike është aset kombëtar dhe ne, anëtarët, mbështetës e votues të saj, jemi vendosmëria për të ecur PERPARA, shprehet Bregu./b.l