Majlinda dhe Erla qajnë hallet: Mjerë ne kush do të na qeverisë
Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, ka ironizuar mbi një lajm të ditës së djeshme mbi negociatat e Ramës për zgjidhjen e situatës së krijuar në kufi me Greqinë.
Një lajm mbi efektet e “diplomacisë së heshtur” të Ramës, më “mbushi me besim” për sultjash qeverinë! Rama na paskërka vendosur një marrëdhënie shumë të mirë me qeverinë greke, por që padashje e papritur u prish nga konflikti mbi pronësinë e kishës në Përmet. Por, Rama e mori përsëri situatën në dorë dhe pasi u kthyen shqiptarët në kufi, bëri një telefon dhe tak situata u normalizua. Që të normalizohej dhe të kuptohet efekti i diplomacisë së heshtur” të Ramës,( këtë radhë paska folur me heshtje), priti sa të acarohej situata dhe tak ta zgjidhte vetë. Ndryshe, nga do ta kuptonim ne që e zgjidhi Rama, po të mos ishte acaruar situata?!!! Çudi, vetëm takimet në Turqi i bëri me zhurmë, këto me Greqine i kryeka në heshtje! Oopssss!!!!, shkruan Bregu në Facebook.
Mjnistres së Integrimit i është përgjigjur zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, e cila ankohet për qeverinë e re.
Mjerrë ne për këtë që do na qeverisi dhe për këta që raportojnë kështu lajmesh, komenton Erla në postimin e Bregut./b.l