E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Nishani është kapur mat, tashmë duhet hetuar penalisht

nishaniDeputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga ana e gazetës TemA, të cilat vërtetojnë së vjehrri i presidentit Bujar Nishani, është trashëgimtar i ligjshëm i një pjese prone tek PD. Braçe shprehet se Nishani tashmë është kapur mat dhe duhet të hetohet penalisht, pasi ka shkaktuar një shkelje skandaloze të ligjit.

Një president i kapur mat. Të gjitha provat që akuzojnë Presidentin e Republikës:

Ja që ka pronë;

Ja që e kanë pjesëtarë të familjes së tij;

Ja që është në territorin e zyrave të PD-së

Të gjithë ata që nga PD kanë folur për këtë çështje, kanë thënë: Godina e PD është pronë e vjetër e ish-pronarëve dhe ajo do ju kthehet atyre. Pikërisht për këtë arsye Shtëpia Qendrore e Ushtrisë duhet të strehonte PD-në.

Pra, selia aktuale e PD duhet të boshatisej dhe PD duhej të strehohej në një seli të re. Pikërisht për këtë arsye, Presidenti i Republikës lejoi Qeverinë të vendoste në mënyrë të paligjshme. Presidenti i Republikës vendosi një javë më pas të plotësonte letrat për të bërë të ligjshëm vendimin e Qeverisë.  

Ky është një skandal shumë i madh. Është i zbardhur, por duhet të hetohet penalisht, shprehet deputeti socialist./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›