E Diel, 1 Nëntor 2026

Makarena shkakton te qeshura mes banoreve dhe rezulton e veshtire per disa prej tyre

Banoret jane njoftuar se sa here te degjojne kengen Makarena duhet te lene cdo aktivitet e te dalin ne oborr dhe te kercejne te gjithe bashke.
Gjate gjithe dites Makarena i ka kapur ne befasi banoret dhe kjo ka shkaktuar te qeshura tek ata.

Keshtu nje nder rastet eshte kur Liami sapo ka hyre ne banje dhe ne sfond degjohet muzika. Banoret e tjere dalin menjehere ne oborr dhe behen gati qe te kercejne por Liami mungon dhe degjohet vetem zeri i tij nga banja qe flet gjermanisht.
Ai shpejton te dale ne oborr dhe sapo rreshtohet prane te tjereve per te kercyer muzika ndalon. Banoret qeshin dhe shperndahen perseri.

Arbri mendon se te pakten per disa minuta nuk do te vendoset me muzika dhe futet ne dush. Mirepo sapo ai shkumezon trupin Makarena fillon perseri dhe te gjithe rreshtohen per te kercyer. Arbri del nga dushi gjithe shkume dhe kercen bashke me te tjeret qe qeshin me pamjen e tij.
Ne kete menyre banoret argetohen dhe qeshin me njeri-tjetrin gjate kesaj prove argetuese qe i ben ata mjaft aktive edhe pse vetem dy dite i ndajne nga finalja e madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›