E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga humb jeten shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të një automjeti ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Tepelenë.

Burime policore lokale bëjnë me dije se 40-vjeçari po ecte me një shpejtësi tej normave të lejueshme dhe kur është ndodhur përpara një kantieri ndërtimi ka devijuar duke dalë nga rruga. Për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, deklarojnë burimet, të cilat saktësojnë se uniformat blu kanë bërë tashmë mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes. Burimet shtojnë më tej se, nga kontrollet e kryera ka rezultuar se viktima punonte si polic i Aksidente rrugoreAksidentet në KosovëAksidentet e së dielës, 2 të vdekur Durrës, aksident i rëndë automobilistik burgut të Bënçës në Tepelenë dhe në momentin e aksidentit po kthehej nga puna. Ky është aksidenti i tretë që shoërohet me viktimë që nga fillimi i javës. Një ditë më parë, një aksident ndodhi në rrugën e vjetër që lidh Durrësin me Tiranën, në Kodër Arapaj. Drejtuesi i automjetit tip ‘Mercedes Benz’ humbi kontrollin dhe si rezultat u përplas me një shtyllë betoni. Goditja ishte fatale për djalin 12-vjeçar që ndodhej në automjet me të atin, shtetasin Alfred Jusufi, 35 vjeç nga Linza e Tiranës. Djali gjeti vdekjen, ndërkohë që babai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit ishte humbja e vëmendjes në drejtim. Ndërsa të hënën një aksident tjetër u verifikua në orët e mëngjesit në qarkun e Shkodrës, ku si pasojë gjetën vdekjen dy persona. Burime policore lokale njoftuan se viktimat ishin bashkëshortët Hysni dhe Maje Brahimi, të cilët po udhëtonin me një veturë kur u përplasën nga një kamion. Sipas burimeve, kamioni e goditi automjetin me targë “SH 9726 C” teksa dilte nga një kthesë, duke mos zbatuar kështu parimin e përparësisë. Për rrjedhojë çifti gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa djali i tyre, 26-vjeçari Dritan Brahimi mbeti i plagosur. Ndërkohë, shoferi i kamionit, shtetasi Skënder Zalli u ndalua nga uniformat blu. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›