E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina del nga rruga në Fier, humb jetën pasagjeri, plagoset rëndë shoferi

Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune në Bypassin e Fierit.

Drejtuesi i një automjeti tip “BMW” humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një person që udhëtonte në makinë humbi jetën.

Trupi i tij i pajetë u gjet disa metra larg vendit të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i mjetit mori plagë të rënda në trup dhe u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëvizte makina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›