Makina del nga rruga,plagosen 2 punonjës policie
PEQIN- Dy punonjës policie janë plagosur, kur makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Peqinit dhe në vend kanë mbërritur forca të tjera policie për ndihmë.
Të plagosurit mësohet se kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të të plagosurve dhe shkakut të aksidentit.