E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia dhe Kodi ajror shqyrtohen sot në Kuvend

Pas miratimit të ndryshimeve të Kodit ajror në komisionin e veprimtarisë prodhuese, pritet që ky kod të kalojë sot edhe në seancën plenare të Kuvendit.Në seancën e sotme plenare pritet që opozita të votojë pro këtij kodi i cili u miratua në komisionin me konsensus nga të dyja palët.
 

Në rendin e ditës, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjet “Për sektorin e energjisë elektrike”; “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”. Projektligji për disa ndryshime në “Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar” pritet të shoqërohet me debate në sallën e Kuvendit pasi deputetët e majtë kanë kërkuar që në lidhje me ndryshimet në ligj të dëgjohen edhe grupet e interesit por kjo kërkesë është hedhur poshtë mga mazhoranca.
 

Ndërkohë gjatë seancës së sotme janë thirrur në interpelancë, përkatësisht ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto nga deputetja socialiste Arta Dade dhe ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili është thirrur në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eduart Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›