Makina me defekte, Daewoo heq nga tregu 58 mijë

Seul, 21 mars, NOA Marka e njohur e automobilave Daewoo do të tërheq nga tregu një numër prej 58 mijë automjetesh. Shkak i këtij hapi mbrapa të kompanisë së njohur koreane jugore janë defektet që janë vrejtur në këto makina.
Sipas përfaqësuesi teknik të kompanisë defektet e makinave janë shkaktuar gjatë fabrikimit.
GM Daewoo Auto dhe Teknologji, ka bërë të ditur se janë 58.696 makina të modelit Winstrom, për të cilat ministria e Transporteve të Koresë së Jugut ka kërkuar daljen nga tregu.
Makinat nuk ndodhen vetëm në Kore, por janë shitur dhe në vende të tjera të botës.
NOA/ANSA