E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat me bombë në Afganistan, 10 të vdekur

Kabul, 21 mars, NOA Dhjetë persona mendohet të kenë vdekur në një shpërthim në provincën jugore të Afganistanit, Helmand.Lajmi konkonfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila raporton se viktimat janë civilë.

Qëllimi i sulmit vetëvrasës ishte konvoj ushtarak që kalonte në një urë

Një zyrtar tha se shtatë persona janë plagosur nga shpërthimi në qarkun Gereshk.

Provinca Helmand është qendër e ofensivës së madhe të udhëhequr nga NATO kundër militantëve talibanë. Zëdhënësi i provincës, Daud Ahmadi, tha se bomba kishte shpërthyer kur një konvoj ushtarak po kalonte në një urë.

NOA/Reuters

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›