Makina perfundon ne lume nuk gjendet trupi i drejtuesit 22-vjecar
PUK- Ka perfunduar ne ujerat e lumit Fan automjeti me te cilin udhetonte nje i ri trupi i te cilet ende nuk eshte gjetur. Aksidenti ndodhi mengjesin e sotem ne aksin rrugor Fushe Arrez- Gjegjan ne vendin e quajtur Tuneli i Gojanit.
Automjeti ka dale nga rruga dhe ka rene brenda ne lume. Deshmitare ne vendin e ngjarjes kane treguar se makina ishte krejt e mbuluar nga uji nderkohe qe trupi i drejtuesit nuk dukej. Forca te policise po kontrollojne ne vendin e aksidentit nderkohe qe familjaret bejne apel per gjetjen e trupit.