E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje mocion.. topall

Opozita ne Shqiperi i eshte kthyer idese se vjeter te shkarkimit te spikeres se Kuvendit Jozefina Topalli. Kesaj radhe me akuza te reja te certifikuara edhe nga Komisioni Europian.


Ashtu sic ishte paralajmeruar mocioni kunder zonjes Topalli do te argumentohet me punen e dobet te kryetares se Kuvendit ne hartimin e ligjeve mosrespektimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese politizimet e skajshme te votimeve per emerimet e Presidentit te Republikes ne Gjykaten Kushtetuese per gjuetine politike ndaj administrates shteterore per humbjen e funksionit te Parlamentit si institucion i pavarur duke shkelur Kushtetuten dhe rregulloren duke penguar kontrollin parlamentar mbi ekzekutivin dhe se fundi si nje shumatore akuzash duke keqperdorur pozicionin e kryetares se Kuvendit.


Qe spikerja e Kuvendit e meriton nje mocion qe do ta shkarkonte me te vertete dhe perfundimisht kjo eshte e ditur si buka qe hame. Askush me pare nga ajo karrige as K.


Islami qe kercenonte ne vitin 1991 se do tiu thyente kafkat deputeteve te opozites se sapofutur ne Kuvendin Popullor as i ndjeri Pjeter Arbnori qe drejtonte si kukull rizgjedhjen e Berishes president ne 3 mars 1997 kur Shqiperia digjej nen terror as spikeret e radhes nuk e kane njollosur aq shume ate post sa kjo kryetare aktuale. Per fatin e mire te kundershtareve zonjen Topalli mund ka kapesh ku te duash neper zullume financiare dhe ligjore.


Nen drejtimin e saj Kuvendi ka administraten me te fryre dhe me ordinere qe mund te kete pasur ndonjehere me rrogetare pa status qe ose jane te aferm te saj ose nga zona e saj elektorale ose jane te aferm opozitaresh te tredhur.


Nen kujdesin e saj financiar buxheti i Kuvendit ka qene me i larti nder institucionet e tjera zyrtarisht ne diete dhe sikur te mos mjaftonte kjo dy here ajo ka bere tentativa per Kuvendin njehere duke bere nje konkurs qe deshtoi pa nisur por me fature te paguar financiare per shtesen brenda kryesise se Kuvendit dhe tjetra rregullimet te Kuvendi heren e pare me tekniken prej 260 mije eurosh dy vite me pare dhe veren qe shkoi me fasaden e brendshme qe i kushtoi buxhetit rreth 1 milion euro.


Zonja Topalli mund te akuzohet pa nderprere per lobimin e kushtueshem qe beri ne emer te Shqiperise dhe njohjes se Republikes se Kosoves lart e poshte pa asnje rezultat etj. etj.


Duke i ditur keto nuk mund te cuditesh pse ka kaq shume mocione ndaj nje spikere te kuvendit sa ne rastin e zonjes Topalli.


Per te freskuar kujtesen e lexuesit po renditim disa prej tyre Ne 22 shkurt 2006 me 70 vota te shumices se djathte Topalli i shpetoi mocionit te pare qe i behej si kryetare kuvendi ku akuzohej per sulme politike ndaj opozites se majte dhe keqperdorim te postit.


Permes nje votimi qe linte shume aludime per vjedhje votash te deputeteve qe nuk ishin te pranishem Topalli mbeti ne detyre. I njejti skenar anti-Topalli do te perseritej edhe nentor 2006. Ne qershor 2008 PS ngriti serish nje grup pune per te pergatitur mocionin tjeter per shkarkimin e Topallit.


Selia roze e kritikonte kryeparlamentaren Topalli per mosperfshirjen ne punimet e Kuvendit te miratimit te dekreteve te presidentit Topi per emerimin e pese anetareve te Gjykates se Larte. Ne 22 korrik 2008 PS artikulon serish idene e mocionit per shkarkim per kryetaren e kuvendit.


Kesaj nisme i ishte bashkuar edhe kryetari i LSI-se Ilir Meta nje dite me pas duke akuzuar dyshen Berisha -Topalli per dhune verbale ndaj opozites duke kercenuar me nxjerrje per zhelesh deputetin Taulant Balla per bllokimin e ngritjes se komisionit hetimor parlamentar per tragjedine e Gerdecit per dhunen antidemokratike ndaj kushtetutes ne 21 prill 2008.


Pra Topalli e meriton qe asnje sekonde me teper te mos jete ne ate post ku e ka vene partia dhe largimi i saj do te ishte nje njolle me pak per Shqiperine. Por te pakten deri pak dite me pare nuk ishte ky plani i opozites dhe asgje nuk ndryshon nese iken Topalli dhe shumica parlamentare zgjedh ndonje topall tjeter.


Nje jave me pare Grupi parlamentar i PS-se diskutoi per idene e nje mocioni mosbesimi dhe deputetet i kishin kerkuar kryetarit te PS-se ndermarrjen e nje nisme ligjore ne Kuvend per shkarkimin e kryetares se Kuvendit dhe te kryeministrit.


Ishte parashikuar edhe qe nje nisme e tille do te sillte dhe perballjen e mbeshtetjes se vertete qe PD dhe PS kane ne Kuvend dhe se menyra e votimit te fshehte do te shfaqte gjendjen ne kampin e shumices ku eshte rritur pakenaqesia. Edhe kryesocialisti kishte premtuar nje mocion mosbesimi per Topallin por edhe per Berishen.


Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se ne 12 nentor Rama ishte shprehur Te mendojme e vendosim per te kerkuar nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit lidhur me kete deshtim te madh ne rrugen e integrimit dhe le te shikojme mundesine e nismes se mosbesimit te kryetares si nje pengese e identifikuar deri nga vete Komisioni Europian per arritjen e standardeve europiane ne jeten parlamentare te vendit.


Nje nisem mosbesimi pikerisht per kete deshtim te pashoq meriton edhe kreu i kesaj qeverie te dale nga votat e vjedhura qe po vjedh te ardhmen e ketij vendi per te mbajtur pushtetin.


Mocioni kunder kryeministrit Berisha nuk eshte artikuluar keto dite per here te pare sepse e njejta kerkese argumentohej nga opozita edhe ne tetor 2008.


Por ndersa mocioni ndaj Topallit eshte nje rutine procedurale krahasuar me te mocioni ndaj kryeministrit eshte nje kokecarje me vete sepse pozita e tij eshte forcuar ndjeshem pas ndryshimeve kushtetuese te prillit 2008 fale akordit PD-PS.


Se ky eshte nje proces i pamundur e tregon edhe qetesia e kryeministrit Berisha i cili 10 dite me pare e sfidoi hapur kryetarin e PS-se duke e shtyre qe te kerkonte mocionin dhe ai te futej pas tre diteve per votim ne seancen e te henes. Ne tetor 2008 ideja per mocionin e mosbesimit ishte e forte brenda PS-se.


Llogaritej se 36 votave te PS-se do ti shtoheshin edhe votat e kundershtareve te Berishes brenda PD-se qe ishin me afer me presidentin Topi ato te LSI PSD-se PDK-se etj. apo deputete qe ishin perjashtuar nga PS-ja pasi votuan per Bamir Topin ne korrik 2007.


Por gjithcka mbeti ne leter dhe serish do te mbese. Sepse gjithcka eshte vendosur ne ndryshimet kushtetuese te 21 prillit 2008.


Pas ndryshimit te kompetencave te Kryeministrit neni 104 i Kushtetutes eshte ndryshuar. Nese me pare ai thoshte Ne rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e gjithe anetareve te Kuvendit Kuvendi brenda 15 ditesh zgjedh nje Kryeminister tjeter.


Ne kete rast Presidenti emeron Kryeministrin e ri varianti i ri thote Kryeministri ka te drejte ti paraqese Kuvendit mocion besimi ndaj Keshillit te Ministrave dhe ne rast se mocioni i besimit votohet nga me pak se gjysma e te gjithe anetareve te Kuvendit Kryeministri brenda 48 oresh nga votimi i mocionit i kerkon Presidentit te Republikes shperndarjen e Kuvendit.


Por sipas nenit 105 Kuvendi mund te votoje nje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetem duke zgjedhur me votat e me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij nje Kryeminister te ri. Pra para se te kerkohet mocioni per kryeministrin aktual opozita duhet te kete nje emer qe duhet te zere vendin e tij.


Nje emer qe te zevendesoje ate qe Rama kishte shenjuar pak dite me pare si kryearkitektin e krizes politike te vendit dhe autorin e gjithckaje ka shkuar keq ne kete vend kryeministrin Sali Berisha.


shte figura e tij qeverisjet e tij antidemokratike dhe antikombetare ato qe kane sjelle ngecjen e vendit ne rrugen drejt anetaresimit ne BE ndersa figura te klonuara prej tij si Topalli apo dhjetera topallet e tjere ne PD jane vegla te perdorura per te hegjemonizuar pushtetin e tij mbi te gjitha pushtetet. Dhe cdo mocion per figura te klonuara duke menjanuar doktorin e kloneve do te ishte i cale dhe pa fryte politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›