E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplas biçikletën në Pogradec, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një makinë ka përplasur një drejtues biçiklete, për pasojë ka mbetur i lënduar ky i fundit.

I lënduari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Një aksident u shënua pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, pranë zonës së njohur si “Agjensia” në lagjen numër 1. Një mjet i cili ka qenë duke ecur mbrapsht ka goditur një drejtues biçiklete i identifikuar si shtetasi N.Gj.

Si pasojë e goditjes drejtuesi i biçikletës ka pësuar tronditje dhe lëndime të lehta, ai u transportua në sptialin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti ndërsa me drejtuesin e mjetit po kryhet marrja në pyetje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›